“Paralajmërimet e Vuçiqit për largim nga KiE”, Von Cramon: Është një blof, sigurisht se nuk do largohet

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë të premten se largimi i Serbisë nga Këshilli i Evropës (KiE) është një nga mundësitë në rast se Kosova pranohet në atë organizatë ndërkombëtare.

“Ju shkoni me këtë dhe pastaj do të shohim nëse Serbia do të qëndrojë në Këshillin e Evropës apo jo”, tha Vuçiq për TV Prva, pasi KiE konfirmoi se kandidatura e Kosovës do të jetë në agjendë në fund të marsit.

Në lidhje me këtë ka reaguar raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon e cila është përgjigjur në pyetjen e gazetarit gjerman, Michael Martens nëse deklarata e Vuçiqit nga Perëndimi do të merret e mirëqenë apo do të konsiderohet blof.

“Sigurisht se është një blof. Sigurisht se Serbia nuk do të largohet. Deklarata nuk duhet t’i bëjë përshtypje askujt. Anëtarët e Këshillit të Evropës do të vendosin vetë se kush do të pranohet”, ka shkruar Von Cramon në X.

 

 

 

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika