Paralajmërimet për atentat ndaj zyrtarëve të LDK-së e PDK-së, reagon ambasadori francez

Përmes një postimi në Twitter, ambasadori i Francës në Kosovë, Guerot ka thënë se kërcënuesit lidhur me atentatet ndaj zyrtarëve politikë të Kosovës duhet të hetohen. Krahas kësaj, ai ka shprehur mbështetjen e tij për Kosovën dhe demokracinë e saj

Olivier Guérot, ambasador i Francës në Kosovë
Olivier Guérot, ambasador i Francës në Kosovë

Ambasadori francez në Republikën e Kosovës, Olivier Guerot ka thënë se kërcënimet ndaj politikanëve të Republikës së Kosovës janë shqetësuese.

Përmes një postimi në Twitter, Guerot ka thënë se kërcënuesit duhet të hetohen.

“Shqetësuese janë lajmet për kërcënimet ndaj liderëve politikë. Jam i bindur se do të hetohen. Mbështetje e plotë për Kosovën dhe demokracinë e saj të lulëzuar”, ka shkruar ai në Twitter.

Të mërkurën, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku dhe tre deputetë të kësaj partie kanë marrë kërcënime.

Lajmin e kishte konfirmuar nënkryetari i kësaj partie, Kujtim Shala në “Debat Plus” të RTV Dukagjini

“Po, ne sot kemi marrë një informacion të kësaj natyre, pra mund të konfirmoj që jam i informuar për këtë çështje, për një lloj planifikimi, për një rrjet njerëzish të lidhur me të dhe organizatash në Kosovë dhe në disa shtete të tjera të bashkimit Evropian dhe jashtë territorit të Evropës. Individë të cilët kanë rënë në përgjime të njërës prej agjensive intelegjente kryesore të BE-së, të vendeve të BE-së dhe nga ajo çka na është thënë ne, del që ka pasur një plan të strukturuar për këtë gjë”, ka deklaruar ai, në “Debat Plus” të RTV Dukagjini.

Krahas kësaj, Shala ka thënë se atentati kishte pasur motive politike.

Konfirmon Kujtim Shala: Kishte plan për atentat ndaj Lumir Abdixhikut

Zyrtarët e LDK-së nuk janë të vetmit që janë kërcënuar.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, bashkë me deputeten e kësaj partie, Ganimete Musliu, kanë konfirmuar se janë njoftuar nga Policia e Kosovës se emri i tyre është përmendur në të njëjtin rast me deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës për tentim për atentat.

Ata kanë thënë se nuk ndihen të frikësuar dhe se u besojnë organeve të sigurisë dhe drejtësisë në Kosovë.

Emrat e Krasniqit dhe Musliut përmenden në tentimin për atentat sikurse ata të LDK-së

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika