Paralajmërohen greva dhe protesta nga punëtorët teknikë të UP-së

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka njoftuar se në takimin e mbajtur të mërkurën me punëtorë teknikë të UP-së “Hasan Prishtina”, është marrë vendimi që të fillohet me protesta dhe greva.

Përmes një postimi në Facebook, Azemi ka thënë se 8 nëntori është dhënë si data e fundit për veprime lidhur me rritjen e pagave, në të kundërtën do të vazhdohet me greva dhe protesta.

“Në takimin e mbajtur sot me punëtor teknikë të UP ‘Hasan Prishtina’, u morën dy vendime. 1. Unanimisht u vendos që të fillohet me greva dhe protesta.2. Mua më kanë dhënë afatin e fundit, 8 nëntorin si datë të fundit për veprime, lidhur me rritjen e pagave, na priftë e mbara”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika