Paralajmërohen vërshime në Dukagjin, kërkohet mobilizim i komunave

Ndonëse kanë kaluar një muaj që kur disa komuna të vendit janë me vërshime që shkaktuan dëme milionëshe, një situatë e tilë mund të përsëritet gjatë këtyre ditëve. Instituti Hidrometorologjik i Kosovës ka paralajmëruar për mundësinë e vërshimeve të shpejta, e një prej komunave që sipas institutit mund të preket, ajo e Klinës, në territorin e së cilës kalojnë 6 lumej, ende po përballet me pasojat e vërshimeve të fundit

Këto pak gjëra që i ka në oborrin e shtëpisë, janë në radhë për tu hudhur në mbeturina.

Ato gjendeshin brenda shtëpisë së Selim Talifajt, banor i fshatit Shtaricë të Klinës, kur shtëpia e tij ishte mbushur me ujë, ndërmjet 19 e 20 janarit.

Dëmet sipas tij shkojnë në mbi 30 mijë euro, ndërsa po t’u ndodhë edhe një herë ngjashëm, Talifaj thotë se nuk u mbësin shumë opsione.

“ Këto tri shpija deri në dy metrra ka pas ujë, kanë ardhë e kanë vlerësu dëmin e  kanë pa por ma kurgja. Dikunë deri në 35 mijë euro ka dëme në këto shtepia. Nëse ndodh edhe njëhere ne duhet të largohemi nga ky fshatë. Shtrati duhet të rregullohet pasi ky është problem I vetëm I vërshimeve”, ka thënë Selim Tafilaj, banor.

Banorët e këtij fshati, u kërkojnë autoriteve lokale që të rregullohe shtrati i lumit, që është edhe burim i vërshimeve, e për këtë i kanë shkruar kërkesa zyrtare.

Por këto të fundit, kanë probleme që në mënyrë vetanake të ndërhyjnë në rregullimin e shtretërve të lumenjve.

Drejtori i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Lorenc Marleku ka deklaruar se “ Tash urgjent nuk kemi si të reagojmë. Në bujqësi tash do I shohim pasojat pasi edhe bima është në gjendje shumë të keqe. Shuma është 1 miliojn e 700 mijë euro vetëm në bujqësi. Në komunën e Klinës kalojn gjasht lumenje dhe që nga paslufta nuk ka investime në shtretërit e tyre. Ne si komunë nuk mundemi më investu dhe më rregullu pa miratim të Ministrisë”.

Me rrezikun që gjendja e janarit të rikthehet sërish në këto ditë të fundit të shkurtit, kanë edhe disa komuna të tjera të Kosovës.

Sipas Institutit, përveç Klinës, edhe Pejë, Istogut, Deçanit dhe Junikut, u është bërë thirrje që të rrisin vigjilencen dhe gadishmerinë gjatë këtyre ditëve, e një kërkesë të ngjashme pas paralajmrimit të Institutit e ka bërë edhe Agjencia e Menaxhimit Emergjent.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika