Paralajmërohet protestë më 5 prill kundër shtrenjtimit të rrymës

Nga data 1 prill qytetarët pritet ti marrin faturat e energjisë elektrike me tarifa me të larta. Kjo pasi Zyra e Rregullatorit për Energjisë Elektrike ka propozuar rritjen e çmimit të rrymës për 15% nga muaji i ardhshëm. E kjo nuk është mirëpritur nga qytetarët në vend.

Madje, këta, kanë nisur edhe një iniciativë në rrjetet sociale me moton “Asnjë cent më shumë”. Kjo protestë do organizohet të shtunën e 5 prillit dhe është kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike.

Protesta do të mbahet në Sheshin “Skënderbe” në Prishtinë dhe do nis nga ora 15:00.

“PROTESTË QYTETARE KUNDËR RRITJES SË ÇMIMIT TË ENERGJISË ELEKTRIKE! #AsnjeCentMeShume”, vijon njoftimi.

E dje gjatë ditës, disa aktivistëve të shoqërisë civile kanë mbajtur një aksion simbolike tek zyrat e ZRRE-së për ta kundërshtuar shtrenjtimin e energjisë elektrike.

Shija e redaktorit

Osmani konfirmon njohjen nga Kenia

Republika e Kenias është bërë shteti i 118-të që ka njohur zyrtarisht pavarësinë dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës, përmes një vendimi të firmosur...

Nga shtatë shkolla të premtuara në kryeqytet, në shtator hapen...

Ka kohë që është premtuar e as shtatori i këtij viti, nuk do t’i gjejë banorët e lagjes “Sofalia” me një shkollë të re. E...

Plenkoviq: S’pyesim as Serbinë, as NATO-n për marrëveshje me Kosovën...

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, ka deklaruar se marrëveshja e fundit ushtarake mes Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës nuk kërkon miratimin e Serbisë apo NATO-s,...

Të fundit nga rubrika