Paralajmërohet rënia e normave të interesit të kredive gjatë 2025-tës

Normat e interesit kanë vazhduar trendin e rënies gjatë viteve të fundit dhe ky trend i njëjtë pritet që të ndodhë edhe në vitin 2025, ka thënë në një intervistë guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Ahmet Ismaili

Publikohen statistikat e bankave komerciale për muajin shkurt 2024

Normat e interesit kanë vazhduar trendin e rënies gjatë viteve të fundit dhe ky trend i njëjtë pritet që të ndodhë edhe në vitin 2025, ka thënë në një intervistë guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Ahmet Ismaili.

Ismaili ka thënë se sipas të dhënave të fundit deri në fund të nëntorit 2024, norma mesatare e interesit për kredi ka rënë në 6.02 për qind, ndërsa hendeku mes normave të kredive dhe depozitave është ngushtuar në 3.15 për qind.

Ai theksoi se të hyrat nga tarifat dhe komisionet bankare, të cilat dikur përfaqësonin 26% të të ardhurave të përgjithshme të bankave, kanë rënë në 21 për qind gjatë viteve 2023-2024, kjo sipas tij, ka ardhur si rezultat i rritjes së konkurrencës në sektorin financiar dhe bankar, dhe është e mundur, sipas tij, që ky trend të vazhdojë të ulet edhe në vitin 2025.

“Normat e interesit ndër vite kanë rënë, norma e interesit në periudhën e fundit kur ne kemi të dhënat rreth fundit të nëntorit ka rënë në mesataren 6.02 për qind, pra rreth 6 për qind. Hendeku ose ai dallimi mes kredive dhe depozitave ka rënë në 3.15 për qind. Përderisa trendi është rënës ne ende presim që të vazhdoj të ketë rënie të tillë për shkak të kushteve që reflekton tregu jonë, ku norma e kredive jo përformuese është e ulët edhe ku niveli i pagimeve është i kënaqshëm. Ne presim që bankat të reflektojnë ende në këtë hendekun që ekziston mes depozitave dhe kredive dhe po ashtu ambienti presim që të jetë mbështetës në këtë drejtim. Më lejoni që të theksoj që përderisa normat e kredive ishin në trend rënës në vitet paraprake, ka ekzistuar një trend rritës deri në 2022 i të hyrave nga komisionet dhe tarifat pra të hyrave jo kamatat, jo kreditë. Dhe ky trend nga viti 2023, 2024 dukshëm ka rënë, pra nga 26 për qind që ishte të hyrat nga tarifat dhe komisionet kundrejt të hyrave të përgjithshme të bankës, ai ka rënë në rreth 21 për qind kjo kryesisht për shkak të llogarisë bazike dhe rritjes së konkurrencës në sektorin financiar dhe në bankar, pra ne presim që trendët rënëse në të komisione, tarifa dhe kamat të vazhdojnë që të bien vitin që vjen”, ka thënë ai.

Rritje e ndjeshme në kreditim, Ismaili vlerësoi rritjen mbi 15 për qind të kreditimit gjatë vitit 2024, duke e quajtur atë një dëshmi të përkushtimit të sektorit bankar për mbështetjen e ekonomisë.

Ai tha se kreditë gjatë viti 2024 kanë mbërritur në 5.7 miliardë euro, prej të cilave 3.4 miliardë euro janë për ndërmarrjet, kurse 2.3 miliardë euro janë për ekonomitë familjare.

“Kreditimi ka shënuar një ritëm të kënaqshëm, është mbi 15 për qind rritje e kreditimit që tregon se bankat po vazhdojnë që të mbështesin ekonominë në mënyrën e duhur. Gjithashtu, raporti mes kredive dhe depozitave që njihet ka mbërritur 85 për qind në kohën që po flasim, që i bie ndër nivelet më të larta historikisht, që bankat po mobilizohen maksimalisht pozitat e tyre për të mbështetur ekonominë. Numri i kredimarrësve i përgjithshëm ka kaluar 36 mijë kredi marrës, në raport me rreth 35 mijë që ishin një vit më përpara. Sa i përket vlerës së përgjithshme kreditë kanë mbërritur në 5.7 miliardë euro, prej të cilave 3.4 miliardë euro janë për ndërmarrjet, kurse 2.3 miliardë euro janë për ekonomitë familjare”, ka deklaruar ai.

Guvernatori Ismaili tha se kreditë për ekonomitë familjare shënuan një rritje prej rreth 20 për qind, duke reflektuar një orientim drejt kredive për qëllime investimi e jo konsumi.

Për sa i përket ndihmës në ndërmjetësimin financiar, Ismaili tha se normat e kreditimit për bizneset kanë kaluar mesataren e rajonit, duke treguar një nivel të lartë të ndihmës që po ofrohet për ndihmën e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme. Po ashtu, ekonomia familjare është duke arritur nivele të kënaqshme, duke u afruar me mesataren e rajonit.

“Ritmi i rritjes këtë vit është rreth 9 ose 10 për qind në kredit e ndërmarrjeve, kurse rreth 20 për qind për ekonomitë familjare. Kryesisht rritja për ekonomit familjare ka ardhur për kreditë që kanë shkuar në qëllime jo konsumuese, pra kredi që kanë qenë mbi 5 mijë ose 10 mijë euro, por që me konceptin e diversifikimit të rrezikut në kredit e mëdhaja ka qenë edhe është në përputhje me qasjen që ne e kemi. Gjithashtu në aspektin e ndërmjetësimit financiar, është një normë në ndërmjetësimin financiar që maten kredit me bruto produktin vendor, përderisa kredit e bizneseve për ndërmarrjet kanë kaluar mesataren e rajonit, në kuptimin e ndërmjetësimit. Ekonomia familjare ka qenë dukshëm nën këtë nivel, me këto rritjet e fundit po shkon drejt arritjes së mesatareve që janë të paktën në rajon sa i përket normës së ndërmjetësimit financiar”, ka thënë ai për EO. 

Një tjetër aspekt pozitiv, sipas Ismailit, është ruajtja e cilësisë së portofolit të kredive, me norma historikisht të ulëta të kredive. 

“Ajo çka vlen për të thënë është rritja e aftësisë pagues të klientëve po reflektohet po ashtu, vazhdon me pas cilësi të mirë portofoli i kredive, vazhdon me qenë norma historikisht e ulët e mos kthimit të kredive. Këtë e kemi diskutuar edhe me misionin e FMN-së, ekziston bindja që nuk ka ndonjë shqetësim, nuk është informacion që do të duhej krijuar paqartësi sa i përket ritmit të rritjes në aspektin e kredive si një prej shtuesve të rëndësishme të ekonomisë së vendit”, ka përfunduar Ismaili. 

Shija e redaktorit

Lirohet ish-ushtari i UÇK-së Hasan Dakaj, po mbahej në burg...

Hasan Dakaj, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) i cili po mbahej në burg në Serbi është liruar sot(e premte). Lajmin për Dukagjinin e...

Memli Krasniqi: 2025 – Viti i drejtësisë, i fitoreve dhe...

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Memli Krasniqi, ka përcjellë një mesazh urimi për qytetarët e Kosovës me rastin e ndërrimit të motmoteve, duke...

Të fundit nga rubrika