Paralajmërohet rritja e çmimit të qumështit nëse shtrenjtohet rryma

Shoqata e Industrisë së Qumështit të Kosovës i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që të ndërhyjë dhe të ndalohet shtrenjtimi i energjisë elektrike

Shoqata e Industrisë së Qumështit të Kosovës i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që të ndërhyjë dhe të ndalohet shtrenjtimi i energjisë elektrike. 

Shoqata ka thënë se shtrenjtimi do ta dëmtojë rëndë sektorin e prodhimit të qumështit. Përfaqësuesit e shoqatës kanë thënë se po përballen me kosto të larta për ambalazh, pagat e punëtorëve dhe shpenzime tjera operative.

Nga prilli pritet të ketë shtrenjtim të rrymës për 15 për qind. 

Propozimi i Zyrës së Rregullatorit për Energji Elektrike në Kosovë (ZRRE) për shtrenjtimin e çmimit të rrymës për 15 për qind nga muaji prill, ka ngjallur reagime të shumta.

““Me gjithë sakrificat e bëra deri tani për të ruajtur një paqe sociale për konsumatorët në Kosovë, nëse çmimi i energjisë rritet, do të detyrohemi të veprojmë. Shpresojmë në mirëkuptimin e klientëve tanë,” thuhet në reagimin e Shoqatës. ” thuhet në reagimin e Shoqatës. “Industria e qumështit në Kosovë ka qenë ndër sektorët më të goditur nga rritja e kostove të prodhimit dhe kërkon nga institucionet që të parandalojnë ndikimin e mëtejshëm të shtrenjtimit të energjisë në zinxhirin e furnizimit me produkte bazike ushqimore”. 

Shija e redaktorit

Osmani konfirmon njohjen nga Kenia

Republika e Kenias është bërë shteti i 118-të që ka njohur zyrtarisht pavarësinë dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës, përmes një vendimi të firmosur...

Nga shtatë shkolla të premtuara në kryeqytet, në shtator hapen...

Ka kohë që është premtuar e as shtatori i këtij viti, nuk do t’i gjejë banorët e lagjes “Sofalia” me një shkollë të re. E...

Plenkoviq: S’pyesim as Serbinë, as NATO-n për marrëveshje me Kosovën...

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, ka deklaruar se marrëveshja e fundit ushtarake mes Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës nuk kërkon miratimin e Serbisë apo NATO-s,...

Të fundit nga rubrika