Paralajmërohet takim “trilateral” në Bruksel

Siç raporton media e pavarur serbe N1, ka ndodhur një ndryshim në format, prandaj dialogu do të nisë me një takim trepalësh, në mesditë

Takimi në mes të Kosovës dhe Serbisë në kuadër të dialogut në Bruksel, i cili ishte paraparë të niste në orën 10:30, nuk ka nisur ende.

Siç raporton media e pavarur serbe N1, ka ndodhur një ndryshim në format, prandaj dialogu do të nisë me një takim trepalësh, në mesditë.

Temë kryesore e këtij takimi në mes të kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi e atij serb, Petar Petkoviq, do të jetë çështja e përdorimit të dinarit në Kosovë.

Ndryshe, të martën e 23 prillit, emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, shprehu pritshmërinë që bisedimet e së enjtes në Bruksel do të bazohen në ide konkrete.

Ai ka thënë se është duke punuar për të gjetur një zgjidhje për çështjen e dinarit.

Në takimet e fundit me kryenegociatorët, Lajçaku thotë se kanë arritur që ta ngushtojnë hendekun.

“Nga Bosnja u ktheva në Bruksel për vazhdimin e përpjekjeve të Kosovës dhe Serbisë për të gjetur një mes në lidhje me të ashtuquajturën ‘çështje të dinarit’. Diskutuam një zgjidhje të mundshme të përkohshme për qytetarët e prekur nga vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës për operimin me para të gatshme dhe besoj se ia dolëm ta ngushtojmë hendekun. Në të njëjtën kohë, disa dallime mbeten dhe për këtë arsye do të pres sërish dy kryenegociatorët në Bruksel dhe pres që bisedimet tona të bazohen në ide shumë konkrete, të cilat do të na mundësonin të ecim përpara në interes të popullit”, ka shkruar ai në Facebook.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika