Paralajmëron agjencia e OKB-së: Gaza po kthehet në ferr

UNWRA ka shprehur shqetësimin e thellë për situatën humanitare në Gazë pas urdhrit të Izraelit për zhvendosjen e civilëve nga veriu në jug të territorit. Ata kanë shprehur shqetësimin se Gaza po afrohet në një kolaps të mjerueshëm dhe kanë bërë thirrje për ndihmë dhe mbrojtje të menjëhershme dhe të pakushtëzuar për civilët

Një familje palestineze duke u larguar me valixhe në duar nga shtëpia e tyre e rrënuar si pasojë e sulmeve ajrore izraelite në Rripin e Gazës.

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Ndihmë dhe Punë për Refugjatët Palestinezë në Lindjen e Afërt (UNWRA) ka paralajmëruar për situatën e rëndë humanitare në Gaza, pas urdhrit të Izraelit për zhvendosjen e njerëzve nga veriu në jug.

“Thirrja nga forcat izraelite për të lëvizur më shumë se 1 milion civilë që jetojnë në veri të Gazës… është e tmerrshme. Kjo vetëm do të çojë në nivele të paprecedentë mjerimi dhe do t’i shtyjë në humnerë njerëzit në Gaza”, ka thënë komisioneri i UNWRA-s, Philippe Lazzarini, raporton CNN.

Lazzarini i ka nxitur të gjitha palët t’i japin fund dhunës dhe të ofrojnë menjëherë qasje për ndihmat humanitare, si dhe të mbrojnë civilët.

“Gaza shpejt po kthehet në një vrimë ferri dhe është në prag të kolapsit”, ka thënë ai.

Lazzarini u bëri thirrje “të gjitha palëve dhe atyre që kanë ndikim mbi to që t’i japin fund kësaj tragjedie dhe të ofrojnë akses dhe mbrojtje humanitare të menjëhershme dhe të pakushtëzuar për civilët, mes tyre shumë gra dhe fëmijë.”

Ndryshe, qindra protestues u panë duke marshuar drejt një zone të kufizuar ushtarake në kufi, pavarësisht ndalimeve të grumbullimeve në zonë. Disa prej tyre u përballën me forcat e policisë që hodhën gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.

Drejtoria e Sigurisë Publike e vendit ka lëshuar ​​një deklaratë duke u bërë thirrje njerëzve që t’u përmbahen udhëzimeve të saj dhe të kufizojnë protestat në zonat e caktuara për këtë qëllim.

Duke ndarë kufirin me të gjatë të Izraelit, Jordania është shtëpia e 40% të totalit të refugjatëve palestinezë të regjistruar në Lindjen e Mesme, sipas Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Ndihmën dhe Punët për Refugjatët Palestinë (UNRWA).

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika