Parandalohet futja e kontrabandës në Qendrën e Paraburgimit në Prizren

Shërbimi Korrektues i Kosovës(ShKK) ka njoftuar se zyrtarët korrektues kanë realizuar një kontrollë mbi kulmin e institucionit, duke arritur ta parandalojnë futjen e kontrabandës brenda kësaj qendre

Ilustrim

Të hënën e gjashtë shkurtit, rreth orës 11:00, në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, zyrtarët korrektues kanë parandaluar futjen e kontrabandës brenda kësaj qendre.

“Sot, rreth orës 11:00, në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, zyrtarët korrektues kanë realizuar një kontrollë mbi kulmin e institucionit, ku kanë arritur të parandalojnë futjen e kontrabandës brenda kësaj qendre”, njofton Shërbimi Korrektues i Kosovës.

Tutje, ShKK njofton se lidhur me rastin është njoftuar Policia e Kosovës dhe janë iniciuar procedurat e tjera sipas rregullores.

“Pas verifikimit të llojit të kontrabandës, është konstatuar se në një qese në mënyrë të kamufluar, të hedhur nga jashtë, kanë qenë të mbështjella një Telefon Samsung dhe një sasi e dyshuar e substancës narkotike”, thuhet në njoftimin e ShKK-së.

Shija e redaktorit

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

28 vite nga rënia e Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut e...

Sot (e premte) shënohet 28 vjetori i rënies së heronjve të kombit, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. Më 31 janar të vitit...

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Të fundit nga rubrika