Parandalohet futja në treg e mbi 3 mijë pakove me mallra të skaduara

Dogana e Kosovës ka konfiskuar mbi 3000 paketime me mallra të skaduara në Vërmicë, të fshehura mes produkteve me afat të rregullt përdorimi, duke ngritur kundërvajtje doganore ndaj importuesit

Foto Dogana e Kosovës

Dogana e Kosovës ka parandaluar futjen në treg të mbi 3000 paketave me mallra të skaduara gjatë një kontrolli të detajuar në terminalin doganor të Vërmicës.

Ndër mallrat e konfiskuara përfshiheshin çamçakëzë, ëmbëlsira, biskota dhe erëza, të cilat ishin fshehur mes produkteve me afat të rregullt përdorimi.

Importuesit iu ngrit kundërvajtje doganore, ndërsa produktet iu nënshtruan konfiskimit.

“Në terminalin doganor të Vërmicës, oficerët tanë zbuluan mallra me afat të skaduar gjatë një kontrolli të detajuar. Produkte furrtarie, çamçakëzë, ëmbëlsira gomuara, biskota dhe erëza u identifikuan si të skaduara dhe u fshehën mes mallrave të rregullta. Mbi 3000 paketime të konfiskuara!  Subjekti importues u ndëshkua për shkeljet e tij. Dogana e Kosovës vazhdon të mbrojë qytetarët dhe tregun nga produktet e pasigurta”, thuhet në njoftimin e Doganës.

Shija e redaktorit

Shtëpia botuese “Dukagjini” shpërndan çmime për fëmijë në Panairin e...

Për katër ditë me radhë një pjesë e shesheve të Prishtinës u është dedikuar fëmijëve. Aty është organizuar Panairi i Librave për Fëmijë. Pjesë e këtij...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka shpërndarë çmime për fëmijë në Panairin...

Sot është dita e katërt e panairit të Librit për Fëmijë që po mbahet në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë. Shtëpia Botuese “<a href="http://<iframe src="https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fdukagjinipublishing%2Fposts%2Fpfbid02YAeQHpvFm2GWcbnSERzYo68YXk5UGMDCBxQE9F8K3qgYvcNjMhYvGvXUUy73mL3Xl&show_text=true&width=500"...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” vjen me ofertë deri në 50 %...

Festivali dhe Panairi i Librit për Fëmijë po vjen me edicionin e dytë me radhë, andaj një festë e madhe po përgatitet për të...

Të fundit nga rubrika