Të enjten e 30 qershorit, njësitet e antikontrabandës të Doganës së Kosovës në bashkëpunim dhe përkrahje të Policisë së Kosovës kanë parandaluar kontrabandimin e 2 mijë e 400 litrave të alkoolit etilik.
Sipas njoftimit, pas identifikimit të një automjeti transportues të dyshuar i cili rrugëtonte nga Mitrovica e Veriut, njësitë e Doganës në bashkëpunim me Policinë e Kosovë kanë organizuar ndalimin dhe kontrollin e këtij automjeti.
Pas ndalimit dhe kontrollit të automjetit është hasur në mallra të kontrabanduar me origjinë nga Serbia, respektivisht alkool etilik 96% në sasi prej 2 mijë e 400 litrash.
Vlera e mallit vlerësohet të jetë 43 mijë euro, kurse taksat doganore janë në vlerë prej 14 mijë e 300 euro.
Ndërkaq, mallrat dhe automjeti janë konfiskuar derisa prokuroria ka nisur procedurat hetimore.