Të mërkurën e 10 gushtit, është parandaluar një tentim kontrabandimi i mallrave në regjionin e Lipjanit nga njësiti i Doganës së Kosovës
Sipas njoftimit të Doganës së Kosovës, ata kishin identifikuar një automjet që dyshohet se barte mallra të kontrabanduar nga Serbia, zyrtarët e Doganës e kishin ndaluar automjetin, ku kishin gjetur sasi të konsiderueshme pijeve joalkoolike.
“Të gjitha mallrat dhe automjeti janë sekuestruar si dhe ka filluar procedura kundërvajtës”.
“Pas veprimeve operative, zyrtarët e Doganës, gjithashtu, kanë arritur të identifikojnë edhe depon ku ishte furnizuar ky automjet dhe me këtë rast edhe aty janë gjetur mallra të kontrabanduar. Sasia totale e mallrave të gjetura është pije joalkoolike 3600 litra”, thuhet në njoftimin e Doganës së Kosovës.
Tutje, Dogana e Kosovës ka treguar se ka krijuar aplikacionin ‘Dogana’ për pajisjet e mençura Android dhe Ios.
Sipas tyre, ky aplikacion mundëson lajmërimin e parregullsive dhe sjelljeve joprofesionale me komunikim të sigurt, dhe gjithashtu ofron shërbime të tjera, me qëllim të shërbimit ndaj qytetarëve dhe komunitetit të prodhuesve dhe tregtisë në përgjithësi.