Policia e Kosovës ka parandaluar një rast të kontrabandimit me mallra në rrugën magjistrale Gjilan-Ferizaj.
Siç thuhet në njoftimin e Policisë, në një veturë me targa vendore, janë zbuluar 138 palë atlete sportive që dyshohet se janë futur në mënyrë të kundërligjshme në vend.
Sipas raportit 24-orësh, gjatë kontrollit të automjetit janë hasur mallra të dyshuara si të kontrabanduara – gjithsej 138 palë atlete.
“Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është cilësuar si kundërvajtje doganore,” thuhet në njoftim.
Automjeti drejtohej nga një shtetas i Kosovës, i cili është liruar në procedurë të rregullt.
Ndërkohë, automjeti dhe mallrat e sekuestruara janë deponuar në terminalin doganor.