Gjatë ditës së djeshhme është parandaluar një rast i kontranbandës me mallra në fshatin Krivenik të Hanit të Elezit.
Fillimisht, njësitë patrulluese të stacionit policor për mbikëqyrje kufitare në këtë zonë kanë vërejtur një automjet të dyshuar dhe menjëherë kanë marrë veprime për ta ndaluar.
Drejtuesi i automjetit ka braktisur menjeherë automjetin dhe ka ikur në drejtim të Maqedonisë së Veriut.
Policia e Kosovës gjatë kontrollit të këtij automjetit ka vërejtur se aty kishte të ngarkuar:
- 360 pako x 800 gr = 288 kg, të llojit lord,
- 79 pako x 500 gr = 39.5 kg, të llojit marlboro
- 60 pako x 500 gr = 30 kg, të llojitl lord
- 60 pako x 500 gr = 30 kg të llojit dunhill
- 80 pako x 500 gr = 40 kg të llojit davidof
- 80 pako x 500 gr = 40 kg të llojit west
- 20 pako x 500 gr = 10 kg të llojit royal
- 20 pako x 500 gr = 10 kg të llojit virginia.
“Gjithsej janë sekuestruar 487.5 kg duhan i gatshëm për treg. Vlera e malit dhe e akcizës mbetet të përcaktohet nga Dogana e Kosovës”, thuhet në komunikatën e policisë.
Bëhet e ditur se malli dyshohet të jetë sjellë nga Maqedonia Veriore përmes rrugëve malore.
Lidhur me rastin, të gjitha veprimet janë ndërmarrë në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit, ku me urdhër të tij malli i kontrabanduar dhe automjeti të sekuestrohen dhe të dërgohen në terminalin doganor të Hanit të Elezit.