Parandalohet një rast tjetër për kontrabandë me mallra në Han të Elezit

Policia e Kosovës ka njoftuar se të shtunën e 22 tetorit ka parandaluar një rast tjetër të kontrabandës me mallra në fshatin Seqishtë të Hanit të Elezit

Fotoilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se zyrtarët policorë nga Stacioni Policor për Mbikëqyrjen e Kufirit Hani i Elezit kanë intensifikuar patrullimet dhe operacionet policore në teren.

Policia bën të ditur se të shtunën e 22 tetorit, rreth orës 08:20, njësia policore patrulluese në fshatin Seqishtë të Hanit të Elezit, ka ndaluar një automjet me targa vendore. Ky automjet drejtohej nga një i dyshuari mashkull kosovar, ku janë hasur mallra që dyshohet të jenë kontrabanduar.

Mes tjerash, në njoftimin e Policisë së Kosovës thuhet se gjatë kontrollit janë gjetur: tekstil, këpucë, pajisje elektronike e të tjerë.

Foto e postuar në llogarinë e Policisë së Kosovës në Facebook

“Me urdhër të prokurorit kujdestar, iniciohet rasti ‘kontrabandim me mallra’, malli konfiskohet dhe i dorëzohet pikës doganore, ndërsa personi i dyshuar lirohet ne procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ky rast është trajtuar nga njësitë përkatëse policore të Drejtorisë Rajonale Kufitare Lindje dhe Dogana e Kosovës.

 

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika