Parandalohet trafikimi i mbi 33 kg marihuanë në kufirin Kosovë-Shqipëri

Mbi 33 kilogramë marihuanë janë konfiskuar në bjeshkët e Vërmicës nga Policia e Kosovës, ndërsa një person është arrestuar e një tjetër është arratisur

Foto nga Policia e Kosovës, 23 shkurt 2024.

Policia e Kosovës ka parandaluar trafikimin e mbi 33 kilogramëve marihuanë në kufirin e Kosovës me Shqipërinë.

Në një njoftim zyrtar, Policia ka bërë të ditur se operacioni është realizuar më 22 shkurt në bjeshkët e fshatit Vermicë.

Sipas njoftimit, gjatë këtij operacioni, dy persona të dyshuar janë vërejtur duke hyrë ilegalisht nga territori i Republikës së Shqipërisë në territorin e Republikës së Kosovës përmes rrugëve malore.

Personat e dyshuar bartnin ngarkesa të dyshuara në shpinë dhe kanë lëshuar këto ngarkesa pasi janë urdhëruar të ndalohen nga zyrtarët policorë.

Një prej tyre ka arritur të ndalohet nga policia.

Ngarkesa e dyshuar ka qenë e vendosur në dy çanta, duke përfshirë 11 paketime me një peshë prej 33.800 kilogramësh.

Lidhur me rastin është konsultuar prokurori kompetent dhe rasti i kompletuar së bashku me substancën e dyshuar i dorëzohet Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik Prizren për trajtim të mëtutjeshëm.

Foto nga Policia e Kosovës, 23 shkurt 2024.
Foto nga Policia e Kosovës, 23 shkurt 2024.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika