Paraqitja e Isni Kilajt para Speciales, ZPS thotë se në banesën e tij u gjetën materiale konfidenciale që lidhen me dëshmitarët

“Gjatë kontrollit të banesës së z.Kilajt që u bë me 2 nentor 2023, ZPS-ja evidentoi dhe gjeti materiale që lidhen me dëshmitarë dhe janë materiale konfidenciale. Këto materiale lidhen drejtpërdrejtë me procese gjyqësore të DhSK-së", ka thënë ZPS

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë është bërë paraqitja e parë e Isni Kilajt.

Gjatë parashtrimeve të veta, Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) përmes prokurorit Matt Halling tha se në shtëpinë e Isni Kilajt janë gjetur materiale konfidenciale lidhur me dëshmitarët.

“Gjatë kontrollit të banesës së z.Kilajt që u bë me 2 nentor 2023, ZPS-ja evidentoi dhe gjeti materiale që lidhen me dëshmitarë dhe janë materiale konfidenciale. Këto materiale lidhen drejtpërdrejtë me procese gjyqësore të DhSK-së. Ishte informacion konfidencial të cilin z.Kilaj ligjërisht nuk duhej ta mbante, nuk kishte autorizim për të pasur një informacion të tillë. Duke pasur informacion të tillë do të thotë që shkelje e procedurës penale dhe kjo është një arsye e bazuar për ne që të kuptojmë që ky material do të përdorej për të ndërhyrë në procesin e drejtësisë dhe ndikimin e procesit gjyqësor”, tha prokurori Matt Halling, shkruan Betimi për Drejtësi.

Prokurori Halling tha se provat tregojnë se Kilaj është përgjegjës penalisht për disa vepra.

“Provat tregojnë që Z.Kilaj është përgjegjës penalisht për të kryer qoftë vetëm apo bashkë me të tjerët në vepra penale ku përfshihen; pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare sipas nenit 401 të Kodit Penal të Kosovës viti 2019 dhe shkelja e fshehtësisë së procedurës në bazë të nenit 392 të Kodit Penal i kombinuar me nenin 15/2 dhe 16/2 të Dhomave të Specializuara”, tha Halling.

Brenda 48 orësh pas paraqitjes së parë, Gjykatësi do të vendosë në lidhje me mbajtjen e mëtejshme në paraburgim ose lirimin e Isni Kilajt.

Siç njoftoi dje DHSK, urdhri për arrestimin e Isni Kilajt u lëshua nga Prokurorja e Specializuar për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, përfshirë pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare sipas Kodit Penal të Kosovës të vitit 2019 dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës dhe Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika