Parashqevi Simaku paralajmëron rikthimin e këngëve të saja të kënduar dekada më parë

Artistja e njohur shqiptare, Parashqevi Simaku ka njoftuar se do të rikthehet sërish duke kënduar këngë shqipe, pas një largimi disa vitesh nga muzika.

Ndryshe, pas një periudhe shumë të vështirë, ku u raportua për gjendjen e saj të pastrehë në rrugët e New York-ut, këngëtarja e njohur Parashqevi Simaku ka rikthyer buzëqeshjen dhe emocionet tek të gjithë ata që e admirojnë.

“Dua të filloj me një falënderim të madh për gjithë ju që më keni mbështetur dhe më keni treguar dashurinë tuaj në momentin kur papritmas u shfaqa në një nga televizionet e Amerikës. Kam mbetur e befasuar dhe pa frymë nga të gjitha komentet dhe dashurinë që më keni dhënë, si dhe nga interesimi i madh për të më ndihmuar. Ka pasur edhe paragjykime, por është e lehtë të gjykosh kur nuk e di se çfarë ka kaluar një njeri.

Në veçanti, dua të falënderoj publikisht Elton Ilirianin, i cili më ka dhuruar aq shumë dashuri. Do të jem mirënjohëse për gjithë jetën për atë që ka bërë, sepse nga dje më ka ndryshuar krejtësisht jetën time!”, ka njoftuar artistja, Simaku.

Simaku ka njoftuar se do këndojë këngët e saja të krijuar dekada më parë.

“Ju premtoj publikisht që do të kthehem më fuqishëm në muzikë dhe do të këndojmë së bashku këngët e mia më të dashura! Në fund, dua t’ju informoj se kjo është llogaria e vetme e vërtetë në Facebook që kam, dhe herë pas here do të komunikoj me ju, shqiptarët e mi.Ju falenderoj me gjithë zemër dhe do të jem mirënjohëse deri në frymën e fundit!”, vijoi Simaku.

Ndryshe, disa ditë më parë artistja, Simaku është parë në gjendje jo të mirë në SHBA, ku edhe ka pasur reagime të shumta nga akterët shqiptar për gjendjen e saj psikologjike e fizike.

E Biznesmeni shqiptar Elton Ilirjani, i cili jeton prej vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka arritur të takohet me ikonën e muzikës shqipe, Parashqevi Simaku një natë më parë, ku kanë kaluar një darkë së bashku.

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika