Paratë për libra, Ministria e Arsimit s’ia transferon ato një qytetari

Ndonëse kanë kaluar disa muaj që nga përfundimi i afatit për subvencionimin e prindërve për blerjen e teksteve shkollore për nxënësit, ka akoma qytetarë që nuk kanë pranuar mjetet financiare nga shteti. Një prind është ankuar duke thënë se ndonëse kishte aplikuar me kohë për subvencionim, mjetet nuk i kanë dalë kurrë në llogari. Për këtë institucionet përgjegjëse nuk kanë kthyer përgjigje

Kur kanë kaluar 6 muaj nga përfundimi i afatit, Ejup Nishori nuk i ka pranuar akoma nga shteti paratë për subvencionimin e teksteve shkollore për fëmijët e tij.

Vitin e kaluar, Ministria e Arsimit zgjodhi ta ndryshojë praktikën e viteve të kaluara, duke mos ofruar falas librat për nxënësit.

Zgjodhi që t’i subvencionojë prindërit, në mënyrë që ata t’i blejnë vet materialet shkollore për fëmijët e tyre.

Por, Nishori thotë se nga shtatori i vitit të kaluar nuk e marrë asnjë përgjigje nga shteti se pse nuk i janë transferuar paratë në xhirollogari.

“I kam dy fëmijë në shkollë, njëri në klasë të tretë, njëri në klasë të gjashtë. Kam apliku, i shihni edhe ju datat që i kam dërguar tek ju, aplikimi ka qenë me rregull, aplikimi më është kthyer me sukses, mjetet nuk janë dal. Nuk e di ku është faji”, tha Ejup Nishori, qytetar.

Nishori thotë se aplikim e ka bërë me 27 gusht, në ditët e para të hapjet së periudhës për aplikim, e cila zgjati deri në fund të shtatorit.

Ai ankohet në formën se si u vendos të subvencionohen për mjetet shkollore, derisa preferon formën e mëparshme të pajisjes me libra.

“Me mjete vetanake i kam blerë dhe mu më ka shqetësu kur është bërë për të gjithë pse të mos bohet edhe për fëmijë të mijë pagesa, sepse jo që është shumë e madhe por është rregullore e shtetit, pse mos me funksionu shteti për të gjithë. Përpara kemi pas, por nuk e kemi pas këtë problem se i ka kry shkolla, drejtori i shkollës, drejtori i arsimit”, tha Nishori.

Televizioni ka dërguar pyetje në Ministrinë e Financave dhe atë të Arsimit për këtë çështje, por nuk ka marrë përgjigje.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika