Parlamenti Evropian bën thirrje për sanksione të BE-së ndaj Iranit për shkak të protestave në rrugë

Eurodeputetët kanë bërë thirrje që të vendosen sanksione ndaj forcave iraniane për përdorimin e tyre të forcës kundër demonstruesve. Irani është i përfshirë nga protestat që nga vdekja e 22-vjeçares Mahsa Amini

Foto ilustrim

Anëtarët e Parlamentit Evropian kanë bërë thirrje për sanksione të BE-së kundër forcave iraniane të sigurisë për përdorimin e tyre “të përhapur, të qëllimshëm dhe joproporcional” të forcës kundër demonstruesve.

“Përgjigja e forcave të sigurisë dhe policisë iraniane ndaj protestave ka qenë e dhunshme, e padiskriminuar dhe e pakontrolluar dhe ka rezultuar në humbje të konsiderueshme jetësh si dhe në një numër të madh të lëndimeve”, kanë thënë eurodeputetët në një rezolutë jodetyruese të miratuar të enjten pasdite të 6 tetorit.

Ndërsa shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, ka theksuar se blloku po shqyrtonte marrjen e masave kufizuese ndaj Iranit, por nuk ka dhënë detaje të mëtejshme.

Pas një telefonate me homologun e tij iranian, Hossein Amir-Abdollahian, diplomati ka thënë se BE-ja po mendonte “të gjitha opsionet”.

Borrell synon të diskutojë këtë çështje gjatë takimit të ardhshëm të ministrave të punëve të jashtme të BE-së, të planifikuar të zhvillohet në 17 tetor. Sanksionet kërkojnë unanimitetin e 27 shteteve anëtare, raporton euronews.

“Njerëzit në Iran, si kudo tjetër, kanë të drejtën e protestës paqësore. Është kaq e thjeshtë dhe është e qartë se kjo e drejtë nuk është siguruar”, ka shtuar Borrell.

Ndryshe, Irani është përfshirë nga protestat në rrugë që kur 22-vjeçarja Mahsa Amini është vrarë në rrethana të dyshimta pasi u arrestua nga policia morale e vendit, e cila ka për detyrë të zbatojë një interpretim të rreptë të ligjit të sheriatit.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika