Parlamenti Evropian kërkon “hetim” për Varhelyin

Deputetët e Parlamentit Evropian kanë kërkuar të mërkurën një hetim të pavarur për komisionerin e zgjerimit, Oliver Varhelyi. Ata dyshojnë se "progresraportet kanë favorizuar autokratët"

Komisioneri Evropian për Zgjerimin në Bashkim Evropian, Oliver Varhelyi

Ligjvënësit e Parlamentit Evropian kanë bërë thirrje të mërkurën për një hetim ndaj komisionerit të zgjerimit të BE-së, Oliver Varhelyi.

Deputetët kanë shprehur shqetësimin se ai favorizon presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, raporton DW.

Në raportin e miratuar të mërkurën nga Parlamenti Evropian në Strasburg, eurodeputetët i kërkuan komisionit të BE-së të nisë një “investigim të pavarur dhe të paanshëm” për të parë se a është politika dhe sjellja e komisionerit të zgjerimit Oliver Varhelyi, në kundërshtim me kodin e sjelljes se Komisionit dhe të BE-së.

Në raportin vjetor për zbatimin e Politikës së Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë (CFSP), miratuar të mërkurën me 407 vota pro, 92 kundër dhe 142 abstenime, PE shpreh shqetësimin për informacione që supozojnë se politikani hungarez “përpiqet qëllimisht të anashkalojë dhe minojë reformat demokratike dhe sundimin e ligjit në vendet kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian (BE)”.

Prandaj, PE i ka bërë thirrje Komisionit Evropian të nisë një hetim të pavarur dhe të paanshëm për të përcaktuar nëse sjellja dhe politikat e komisionerit është në kundërshtim me Kodin e Sjelljes për Anëtarët e Komisionit dhe detyrimet e Komisionerit sipas Traktateve të BE-së.

Në bazë të raporteve të Komisionit, Këshilli vendos për një mandat negociues me vendet përkatëse, Bosnja dhe Hercegovina e mori statusin e kandidatit për BE në tetor, duke iu bashkuar Malit të Zi dhe Serbisë, Kosova ende nuk e ka marrë këtë status, ndërsa Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë tashmë në një fazë të re në marrëdhëniet me Bashkimin Evropian, me negociatat e anëtarësimit të hapura që nga 19 korriku.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika