Parlamenti turk debaton për pranimin e Suedisë në NATO

Parlamenti turk pritet të rinisë debatin më 26 dhjetor për aplikimin e Suedisë për anëtarësim në NATO. Kjo çështje është bërë më komplekse pasi presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, e ka lidhur atë me kërkesën e Turqisë për avionët F-16 nga Shtetet e Bashkuara

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Parlamenti turk më 26 dhjetor pritet të rinisë debatin për miratimin e aplikimit të Suedisë për anëtarësim në NATO, temë që është ndërlikuar më shumë pasi presidenti Recep Tayyip Erdogan e lidhi këtë çështje me kërkesën e Ankarasë për avionët F-16 nga Shtetet e Bashkuara.

Suedia dhe Finlanda hoqën dorë nga neutraliteti ushtarak dhe kërkuan që të anëtarësohen në aleancën perëndimore të NATO-s, pasi Rusia pushtoi Ukrainën vitin e kaluar.

Finlanda u pranua në NATO në prill, por që 19 muaj Suedia ende pret miratimin e Turqisë dhe Hungarisë, pasi për t’u bërë pjesë e aleancës kërkohet miratimi i 31 shteteve anëtare.

Në nëntor, Komiteti për punë të jashtme i Parlamentit turk dështoi të arrinte pajtim për teksin e marrëveshjes, dhe çështja u bart për diskutim sërish pasditen e 26 dhjetorit.

Në korrik, Erdogan hoqi dorë nga kundërshtimet për anëtarësimin e Suedisë në NATO, pasi Stokholmi shtypi grupet kurde që Ankaraja i cilëson grupe terroriste.

“Ne shohim se ka ndryshim të politikës në Suedi. Ne shohim se po merren vendime në gjykata”, tha Fuat Oktay, ligjvënës nga partia në pushtet e Erdoganit, AKP, që është pjesë e Komitetit për punë të jashtme të Parlamentit turk.

Pasi çështja të miratohet nga Komiteti për punë të jashtme, votimi bartet në Parlament, ku aleanca e Erdoganit ka shumicën, shkruan REL.

Aleatët e NATO-s i kanë bërë presion Turqisë që të ratifikojë pranimin e Suedisë në NATO, përderisa Franca ka thënë se besueshmëria e aleancës “është në pikëpyetje”.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika