Parsienët e kërkojnë fitoren në “Allianz Arena”

Leo Messi me Kylian Mbappen kanë udhëtuar në Gjermani për fitore.

Qëllimi i tyre është i qartë, ta përmbysin rezultatin ndaj Bayern Munich, pasi në shtëpi pësuan 0-1.

Por, sonte parsienët do të jenë pa Neymar Jr, i cili e ka humbur sezonin për shkak të një lëndimi.

Bayern Munich dhe PSG do të takohen ndërmjet vete me fillim nga ora 21:00 në stadiumin “Allianz Arena” në kuadër të ndeshjes kthyese në Ligën e Kampionëve.

Vendësit llogariten favorit në letër, për shkak të epërsisë që kanë nga ndeshja e parë, por nuk do ta kenë aspak të lehtë.

Lucas Hernandez dhe Manuel Neuer vazhdojnë të mungojnë për shkak të lëndimeve, Mazraoi për shkak të problemeve tjera shëndetësore, teksa Pavard mbetet jasht, sepse u ndëshkua me karton të kuq në takimin e parë.

Në anën tjetër, te parsienët, përveq Neymarit do të mungojë edhe qendërmbrojtësi Prensel Kimpembe, i cili po ashtu e ka humbur sezonin nga lëndimi.

Numërimi mbrapsht ka filluar, e gjithë vëmendja e tifozëve të futbollit do të jetë te kjo përballje.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika