Partia Popullore e Spanjës zgjedh liderin e ri

Të shtunën, Partia Popullore Konservatore e Spanjës ka zgjedhur Alberto Nuñez Feijoo si udhëheqësin e saj të ri, ka bërë të ditur “Reuters”.

Me shpresën për të rifituar votuesit nga një e djathtë ekstreme në rritje dhe për të forcuar pozicionin e saj gjithnjë e më të lëkundur, si forca kryesore opozitare e vendit, politikani spanjoll, Alberto Nuñez Feijoo, do të jetë figura më e re përfaqësuese e partisë së lartcekur. Njëherësh, ai ishte kandidati i vetëm i kësaj partie.

”Faleminderit që më zgjodhët mua si president të PP. Gjëja vërtet e rëndësishme tani është të vazhdojmë së bashku, në mënyrë që spanjollët të na zgjedhin për të ardhmen,” ka thënë ai në një konferencë, të shtunën, në Sevilje.

Në zgjedhjet e fundit kombëtare, në nëntor 2019, PP mezi fitoi 5 milionë vota, krahasuar me 10.9 milionë të mbledhura në vitin 2011. Zgjedhjet e ardhshme do të zhvillohen në fund të vitit 2023.

 

Feijoo fitoi 98.35% të votave, duke e sjellë PP-n në “lavdinë e dikurshme” pas një skandali të brendshëm që rrëzoi liderin e mëparshëm Pablo Casado.

Për plot 13 vjet, fitimtari Feijoo ka udhëhequr Galicinë, rajonin veriperëndimor të vendit, pas fitimit të katër zgjedhjeve rajonale radhazi.

 

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika