Partia qeverisëse e Gjeorgjisë fiton zgjedhjet – presidentja e vendit nuk e njeh rezultatin

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se partia Georgian Dream, e cila ka qenë në pushtet për 12 vjet, ka fituar 54% të votave me më shumë se 99% të zonave të numëruara.

Si Georgian Dream ashtu edhe blloqet e opozitës që përpiqeshin t’i jepnin fund kohës në pushtet e portretizuan votimin si një zgjedhje ekzistenciale midis lëvizjes drejt Perëndimit – potencialisht duke u bashkuar me Bashkimin Evropian – ose shtrëngimit të lidhjeve me fqinjin e saj dominues në rajon, Rusinë.

Bidzina Ivanishvili, themeluesi i partisë fituese, ka akuzuar partitë opozitare se janë “një agjente e një vendi të huaj”.

Ai gjithashtu u zotua të ndalojë të gjitha grupet e opozitës pro-perëndimore nëse partia fiton një shumicë kushtetuese, shkruan SkyNews.

Bëhet e ditur se Ivanishvili pretendoi fitoren pothuajse menjëherë pas mbylljes së qendrave të votimit, duke thënë se “ishte e rrallë që e njëjta parti të arrijë një sukses të tillë në një situatë kaq të vështirë”.

Por presidentja pro-perëndimore e Gjeorgjisë Salome Zourabichvili, e cila ka kritikuar rregullisht Georgian Dream, ishte ndër liderët e opozitës që pretenduan gjithashtu fitoren kur u publikuan sondazhet konkurruese, me disa që e vendosën opozitën përpara.

Zourabichvili tha se partia e saj European Georgia kishte marrë 52%, pavarësisht nga ato që ajo i quajti “përpjekje për të manipuluar zgjedhjet”.

Gjithashtu, ajo tha se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve, duke shtuar se vendi ka qenë viktimë e një operacioni special rus.

Ndryshe, rezultati paraqet një humbje goditëse për Zourabichvili, një emigrante franceze, e cila e kishte bërë prioritetin e saj numër një “rifillimin e bisedimeve me Bashkimin Evropian”/Telegrafi

Shija e redaktorit

KQZ-ja bëhet anëtare e Komitetit Ekzekutiv të Asociacionit të Trupave...

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Kosovës është zgjedhur anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Asociacionit të Trupave Zgjedhore Botërore (A-WEB) gjatë Asamblesë së Përgjithshme të...

“Forumi i Gjykatave Kushtetuese të Ballkanit”, Osmani: Kosova ka dhënë...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është shprehur se Kosova mbetet një vend i angazhuar ndaj parimeve themelore të demokracisë, sundimit të ligjit dhe respektimit...

Ish-presidenti ​Moisiu: Bashkëpunimi mes ushtrisë së Shqipërisë dhe Kosovës, është...

Shqipëria dhe Kosova duhet të kenë një strategji të përbashkët të mbrojtjes, thotë ish-presidenti shqiptar, Alfred Moisiu. Moisiu thekson se dy vendet duhet të kenë...

Të fundit nga rubrika