Partitë proserbe në Mal të Zi “të zemëruara” për mbështetjen e Kosovës për Këshillin e Evropës

Ilustrim: Këshilli i Evropës

Mali i Zi ka marrë vendimin për ta mbështetur pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, pas procedurave të nevojshme, është konfirmuar jozyrtarisht për Radion Evropa e Lirë nga Qeveria më 26 prill.

Komiteti Ministror i Këshillit të Evropës ka marrë vendim që t’ia përcjellë Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, kërkesën për anëtarësimin e Kosovës.

Komiteti i Ministrave i Këshillit të Evropës e mbështeti dërgimin e kërkesës për votim tek Asambleja e saj Parlamentare më 24 prill, për të cilën, votoi edhe përfaqësuesi i Malit të Zi. Nga 46 shtete sa ka Këshilli i Evropës, 33 votuan për. Në mesin e tyre edhe Mali i Zi.

Për këtë kanë reaguar ashpër një pjesë e partive proserbe në pushtet, duke pretenduar se janë shkelur procedurat, për shkak se për një gjë të tillë nuk është diskutuar në Qeveri.

Një hap më tutje ka bërë Komisioni Parlamentar për Marrëdhënie Ndërkombëtare, i cili ka njoftuar se do të kërkojë nga Qeveria raport për arsyet dhe mënyrën e vendimit të Malit të Zi për të mbështetur pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Një burim nga Qeveria, i cili ka dashur të mbetet anonim, ka sqaruar për REL-in se Ministria e Punëve të Jashtme i jep udhëzime ambasadorit që të votojë në të gjitha organizatat ndërkombëtare, në bazë të marrëveshjes politike në të cilën mbështetet Qeveria.

“Dhe, marrëveshja është që të mos ndryshohet politika e jashtme. Marrëveshja është të mos bllokohet Kosova”, ka thënë burimi.

Nga zyra e kryeministrit Dritan Abazoviq, i cili është edhe ushtrues detyre i ministrit të Punëve të Jashtme, nuk kanë bërë asnjë njoftim zyrtar me këtë rast.

Gjatë vizitës së tij të fundit në Kosovë, Abazoviq theksoi se Mali i Zi do ta mbështesë integrimin e Kosovës në të gjitha organizatat ndërkombëtare dhe rajonale.

Podgorica zyrtare e njohu Kosovën si shtet të pavarur në vitin 2008, gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) të Millo Gjukanoviqit, i cili u zëvendësua në gusht të vitit 2020, pas tre dekadash në pushtet./REL

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika