Gjatë ditës kryeministri, Albin Kurti, e ka quajtur situatë të montuar bisedën telefonike ndërmjet shefes së deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje Mimoza Kusari – Lila me kriminelin Milan Radojiqiç, teksa ka drejtuar akuzuat kah qeveritë e kaluara për bashkëpunim me kriminelin serb.
Kurtit i ka reaguar kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, të cilit, i ka kërkuar llogari për partneritetin me Radojçiqin e edhe për ngjarjen e vitit 2004 kur është gjetur në makinë me agjentë serbë.
“Po të bjen maska Albin! Dil e trego pse kërkove partneritet me Radojqiqin kur e ke ditur se ai ka qenë i ndjekur nga organet e rendit dhe i arratisur nga Kosova që prej nëntorit 2018, e në Listën e Zezë të Amerikës prej dhjetorit 2021?
Po ashtu, ende nuk je përgjigjur në një pyetje shumë të vjetër. Pse vite pas lirimit tënd nga burgu, me 17 janar 2004, në Dollc të Klinës, u gjete i mbuluar me batanije, në makinë me agjentë serb Gollub e Boban Donqiq?”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Nuk mund të fshehët Kurti prapa patriotizmit që se ka pasur ka theksuar Haradinaj.
“Përgjigju Albin. Nuk mund të gënjesh më e as të fshihesh pas patriotizmit që asnjëherë nuk e ke pasur. Po të vjen fundi Albin!”, ka përfunduar Haradinaj.