Në emisionin ‘Dueli Sportiv’ në RTV Dukagjini, Sokoli ka thënë se prejardhja e këtyre pankartave është nga Serbia.
Sipas tij, duhet t’i përkujtohen shtetit serb krimet që ka kryer në vendet e ish-Jugosllavisë.
”Dihet prej nga është prejardhja e këtyre pankartave. Duhet t’i përkujtohet Serbisë se cilat janë krimet që i ka kryer në shtetet e ish-Jugosllavisë, duhet t’i numërojmë krimet që janë bërë në Kroaci, Bosnje dhe Kosovë. Duhet t’i tregojmë sa fëmijë kanë rënë viktima, duhet t’i përkujtojmë Vukovarin, Srebrenicën, Drenicën me forma të ndryshme dhe kreative,” tha Sokoli.
Kujtojmë se ndeshja mes Rumanisë dhe Kosovës e zhvilluar në ‘Arena Nationala’ në Bukuresht, u ndërpre për disa minuta gjatë pjesës së parë.
Në fund, ndeshja përfundoi me fitoren e vendasve me rezultat 2-0.