Pas 4 muajsh përfundon ushtrimi final i kursit bazik për oficerët e rinj të FSK-së

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka njoftuar se pas 4 muajsh ka përfunduar ushtrimi final i kursit bazik për oficerët e rinj të FSK-së

Oficerët e rinj të FSK-së

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka njoftuar se pas katër muajsh, oficerët e rinj të FSK-së kanë përfunduar ushtrimin fushor final të Kursit Bazik për Oficer.

“Gjenerata e parë e Kursit Bazik për Oficer, ka përfunduar ushtrimin fushor të fundit, pas 4 muajsh sfidues akademik në kursin përkatës, i cili u realizua në kuadër të Shkollës sonë të Oficerëve”, ka shkruar Mehaj.

Pamje të publikuara nga ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj

Ministri Mehaj ka njoftuar se Kursi Bazik për Oficer është i përbërë nga tri faza, ku pjesëtarët e kursit janë testuar në pjesën teorike dhe praktike në modulet e Operacioneve I dhe Operacioneve II.

“Përkundër motit të ftohtë dhe sfidave të ndryshme në terren, kandidatët treguan përkushtim maksimal dhe rezultate të larta në ushtrim”, ka shkruar tutje Mehaj.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika