Pas adresimit vjetor të presidentes, Kuvendi mban dy seanca

Kuvendi i Kosovës të enjten do të mbajë dy seanca, njëra është plenare, e cila do të ketë edhe vazhdim të pikave të papërfunduara, dhe tjetra e jashtëzakonshme

Kuvendi i Kosovës





Të enjten e 15 dhjetorit, Kuvendi i Kosovës do të mbajë dy seanca.

Seanca e parë do të fillojë pas adresimit vjetor të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani para deputetëve.

Kështu duke filluar nga ora 10:00, seanca e parë në rend dite do ta ketë shqyrtimin e dytë të Projektligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e  Republikës së Kosovës për vitin 2023.

Ndërsa, duke filluar në ora 13:00 do të ketë seancë të jashtëzakonshme ku në rend dite do të jetë shqyrtimi i dytë i projektligjit për vlerësimin e ndikimit në mjedis.

Rendi i ditës

Seanca plenare

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-193 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2023. Vendi: Kuvendi Kosovës; Koha: 10:00.

Vazhdimi i Seancës plenare

Vendi: Kuvendi Kosovës; Koha: 12:00.

Seanca e jashtëzakonshme

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-181 për vlerësimin e ndikimit në mjedis. Vendi: Kuvendi Kosovës; Koha: 13:00.





Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika