Pas Adriana Matoshit, zbulohet edhe prezantuesi i dytë i Festivalit të Këngës në RTSH

Festivali i Këngës do të mbahet në datat 19, 20, 21 dhe 22 dhjetor, dhe do të ketë më shumë se një prezantues. Deri më tani është zbuluar vetëm një prej tyre, aktorja e njohur Adriana Matoshi.

“Do të jem një prezantuese e re, që për herë të parë në jetën time marr pjesë në këtë event. Është një sfidë e madhe për mua, por si person mua më pëlqejnë sfidat. Mezi po pres që të fillojë festivali dhe të kënaqemi me këngët që i keni përzgjedhur. Suksese të gjithëve dhe uroj që të kënaqemi bashkë,” u shpreh Matoshi.

E së fundmi është zbuluar një tjetër prezantues, që le të themi na surprizoi të gjithëve. Bëhet fjalë për Kledi Kadiun.

Balerini dhe koreografi i njohur, që prej vitesh punon e jeton në Itali, do të jetë në rolin e moderatorit në netët e Festivalit, në një rol që mezi po presim ta shohim. Kadiu vitin e shkuar u rikthye në ekranin shqiptar si pjesë e jurisë së “Dancing With The Stars” në Top Channel, e është shprehur krenar për këtë mundësi që i është dhënë.

Dy moderatorët e tjerë që pritet të plotësojnë katërshen thuhet se janë Almeda Abazi dhe Xhani Shqerra.

Ekipi që do të realizojë festivalin e këtij viti përbëhet nga Bojken Lako, drejtori artistik, Enkel Demi si skenarist, kantautori Elton Deda, dhe regjisori Pali Kuke.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika