Pas ankesave, Qeveria synon fond 1.5 milionësh për ofruesit e shërbimeve sociale

Disa organizatat jo qeveritare që ofrojnë shërbime sociale dhe familjare po i vlerësojnë të pamjaftueshme mjetet e ndara nga Qeveria këtë javë, në vlerë të 287 mijë eurove. Ato kërkojnë financim më afatgjatë dhe jo katër mujor, siç parashihet në vendimin për ndarjen e këtyre mjeteve. Ndërsa Ministria e Drejtësisë premton se do ndahet një fond, i cili do të sigurojë financim të qëndrueshëm për ofruesit e këtyre shërbimeve

Fondet i kanë të nevojshme për t’i ofruar shërbimet e tyre.

Për strehimoret dhe organizatat jo qeveritare që ofrojnë shërbime sociale dhe familjare, Qeveri ndau këtë javë 287 mijë euro.

Mirëpo megjithatë, ato po vlerësohen të pamjaftueshme.

“E kemi prit këtë vendim të qeverisë, dhe ministrisë mirëpo e kemi prit një shumë më të madhe ose përgjysmuar. E them kështu sepse vitin e kalum e kemi pas dikun 330 mijë euro ka qenë projekti dhe ka qenë për 8 muaj. Ndërsa tash për 4 muaj, 6-7 mijë euro e që është shumë jashtëzakonisht e vogël për t’i ofruar shërbimet qysh duhet brenda 4 muajve”, ka thënë drejtuesi i HANDIKOS-it, Afrim Maliqi.

Shuma totale e ndarë për të gjitha organizatat mjafton vetëm deri në fund të muajit prill. Andaj Maliqi thotë se nevojitet financim më afatgjatë.

“Kërkesa jonë për qeverinë është që organizata jonë por edhe të tjerat, të kontraktohen për një periudhë afatgjate për kryerjen e shërbimeve sociale sepse janë shërbime publike, gratis e të domosdoshme, të vetmet që i marrin personat me aftësi të kufizuara, jo vetëm kur ministria hap thirrje”, vijoi ai.

Kërkesë të njëjtë ka edhe shoqata e të verbërve.

“Ne kemi kërku dhe vazhdojmë të kërkojmë që këto fonde të jenë të përhershme në mënyrë që shërbimet sociale të mos ndërprehen, shërbimet që ne i ofrojmë që janë të nevojshme për personat me aftësi të kufizuar në krejt Kosovën”, ka thënë Daut Tishuki – Drejtues i Shoqatës së të Verbërve.

Përveç vendimit të datës 10 janar, Ministria e Drejtësisë thotë se është duke planifikuar të hapë thirrje publike në vlerë prej 1.5 milionë euro.

“Kjo thirrje do siguroj financim të qëndrueshëm për të paktën 12 muaj (maj 2024-maj2025) për organizatat të licencuara të cilat ofrojnë shërbime të strehimit dhe shërbime tjera të fushës sociale. Kjo do të thotë që, përmes kësaj thirrje ne do evitojmë problemin e mungesës së financave për shërbime në fund vit, problem i cili na ka përcjell për vite me radhë”, thuhet në vendimin e Ministrisë së Drejtësisë.

Ministria thekson se sipas ligjit të ri për Shërbime Sociale dhe Familjare i cili pritet të hyjë në fuqi në fund të këtij muaji, komunat marrin obligim ligjor që të bëjnë vlerësimin e nevojave për shërbime sociale dhe sigurimin e financimit të qëndrueshëm për to.

Nga financimi i fundit kanë përfituar 45 organizata.

Shija e redaktorit

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Sot mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 61-të të...

Sot (e premte) në sallën “1 Tetori” në Prishtinë do të mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 61-të të Policisë së Kosovës. Nga ora...

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Të fundit nga rubrika