Pas anulimit të golit, reagon KF “Vëllaznimi”

Kuqezinjët kanë reaguar ashpër pas anulimit të një goli në ndeshjen ndaj Feronikelit, gjë e cila sipas tyre, nuk po ndodh për herë të parë

Foto nga ndeshja

Ekipi i futbollit “Vëllaznimi” është mposhtur nga ekipi “Feronikeli” me rezultat 2-0.

Megjithëse Vëllaznimi qëndronte në epërsi në fillim të ndeshjes, një gol u anulua si rrjedhojë e pozitës jashtë loje të tij.

Kjo ka nxitur reagimin  e Kuqezinjëve të cilët kanë reaguar ashpër. Sipas tyre, kjo është ndeshja e dytë radhazi në të cilën po dëmtohen dhe një veprim i tillë sipas tyre, është i orkestruar.

“Po ju drejtohemi për të disatën herë për dëmin që po na shkaktohet nga referimi në ndeshjet e klubit tonë. Është e vërtetë që si klub nuk po kalojmë ditë të mira. Por, nuk e dijmë se ku po e marrin këtë të drejte gjyqtarët të na dëmtojnë deri në këtë masë. Tashmë nuk kemi dilema. Kjo gjë është duke u orkestruar nga dikush me qellim të pastër për të na fundosur si klub. Para kësaj jave në Gjakovë (në ndeshjen kundër KF Phoenix) akordohet penallti qesharake në dëm të klubit tonë të cilën e dokumentuam me pamje filmike. Këtë javë radhen e kishte gjyqtari tejet tendencioz zt.Qendrim Vata në ndeshjen që e zhvilluam në Drenas ndaj Ferronikelit 74. I njejti,me gabime të qellimta ndikoi direkt në epilogun e ndeshjes. Së pari na anuloi golin e epërsisë për një offside tejet qesharak të akorduar”, ka shkruar ekipi, në Facebook.
Ndër të tjera, ekipi ka thënë se goli i përjashtuar për pozitë jashtë loje, gjë për të cilën ata pretendojnë se nuk është e vertetë, do të mund të konkludohej edhe nga një fëmijë se nuk ishte i tillë.

 

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika