Pas arrestimit të dy aktivisteve, Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist bën thirrje për protestë

Foto ilustruese

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist kanë paralajmëruar protesta sot duke filluar në ora 17:00 pranë prokurorisë së shtetit pas arrestimit të aktivisteve, Neri Ferizi dhe Anita Mjeku, të cilat ishin duke protestuar të enjten si shenjë revolte ndaj vrasjes së 35-vjeçares shtatzënë në oborrin e QKUK-së.

“Ne e konsiderojmë si jolegjitime dhe të papranueshme, mbajtjen e aktivistes Ferizi dhe e lexojmë si tentativë të shtetit për ta heshtur rezistencën feministe në Kosovë. Institucionet të cilat i lënë të lirë kriminelët burra që dhunojnë dhe kanosin gratë, nuk kanë legjimitet për të burgosur aktivistet që kundërshtojnë papërgjegjësitë institucionale që po i vrasin gratë”, thuhet në reagim.

Ndryshe, të enjten, në protestën e cila po mbahej para Qeverisë së Kosovës janë hedhur disa mjete zjarrvënëse.

Për këtë veprim Policia e Kosovës, e kishte arrestuar një grua e cila ishte pjesë e protestës.

Arrestohet një protestuese për hedhje të mjeteve zjarrvënëse

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika