Pas bastisjeve, Klinaku paralajmëron protestë para selisë së EULEX-it

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL të UÇK-së, Faton Klinaku, pas bastisjeve në banesa private të njëpasnjëshme nga Prokuroria e Dhomave të Specializuara e EULEX-i, ka paralajmëruar protestë ndaj tyre

Sekretari i OVL-UÇK-së, Faton Klinaku në emisonin "Personale". 15.06.2022

Faton Klinaku, ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK) ka paralajmëruar protestë të premten e 15 shtatorit ndaj Dhomave të Specializuara në Hagë dhe EULEX-it, për shkak se, siç thotë ai, pas bastisjeve të fundit që janë duke u realizuar me urdhër të tyre.

Në një postim në Facebook, Klinaku ka thënë se këto bastisje janë duke krijuar shqetësime për familjet e bashkëluftëtarëve të tij dhe familjet e dëshmorëve, duke fajësuar pushtetin për “heshtje”.

“Jeni dëshmitarë që Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë dhe EULEX-i janë, duke i shqetësuar familjet e bashkëluftëtarëve tanë dhe familjet e dëshmorëve, duke dërguar pa paralajmërim njerëz të panjohur e me kapela në kokë, për gjoja intervistime e duke ua konfiskuar edhe telefonat e tyre personal. Kjo gjë kështu, siç po bëjnë këta të panjohur për ne, po bëhet në shtetin tonë sikur dikur në kohën e pushtuesit, dhe institucionet tona vetëm po heshtin”, ka thënë Klinaku.

Protesta është thirrur të mbahet para selisë së EULEX-it në Fushë-Kosovë.

“Prandaj, duke pasur parasysh këtë, ne thërrasim protestë kundër ZPS-së dhe EULEX-it, te selia e tyre në Fushë Kosovë, nesër me datë 15 shtator 2023, ora 12:00. Ju ftojmë që të merrni pjesë në protestë”.

Ndryshe, ditëve të fundit, zyrtarë të EULEX-it dhe të Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS) kanë bastisur disa banesa private duke konfiskuar llaptopë e telefonë.

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika