Pas Bërnjakut, Sveçla njofton edhe për mbylljen kufitare në Merdarë

Pika kufitare në Merdarë

Ministri i Punëve të Brendshme , Xhelal Svecla ka bërë të ditur se është mbyllur edhe pika kufitare në Merdarë.

Sipas tij kjo është bërë për shkak të veprimeve “të ekstremistëve të maskuar serbë brenda territorit të Serbisë”.

“Pas veprimeve të njejta të ekstremistëve të maskuar serb brenda territorit të Serbisë, që po ndalojnë në mënyrë selektive e me qasje fashiste ndaj qytetarëve që duan të kalojnë tranzit përmes Serbisë dhe gjithë kjo para syve të autoriteteve të Serbisë, mbyllet edhe pika kufitare në Merdarë”, tha ai.

Sveçla u shpreh se ky veprim u bë për mbrojtjen e jetës së qytetarëve të Kosovës.

“Në mbrojtje të jetës dhe për sigurinë e të gjithë qytetarëve tanë, edhe kjo pikë si ajo në Bërnjak do të jetë e mbyllur deri në ndalim të veprimeve të tilla selektive e fashiste e normalizim të plotë të situatës”, tha ai.

Po ashtu, Ministri Sveçla, më herët ka njoftuar për mbylljen e pikëkalimit kufitar me Serbinë në Bërnjak. Ky vendim është marrë pas raportimeve se persona të maskuar në Serbi kanë ndaluar automjetet dhe kanë kontrolluar udhëtarët.

 

Shija e redaktorit

Boksieri shqiptar Roberto Bakaj fiton meçin me nokaut

Roberto Bakaj ka shënuar fitore në meçin e zhvilluar në Harrow Leisure Center. Bakaj ashtu si vëllai i tij arriti ta nokautoj kundërshtarin, Shaban Hamadi...

Amarildo Bakaj fiton meçin me nokaut

Amarildo Bakaj ka shënuar një tjetër fitore në boksin profesionist. 25-vjeçari arriti fitore ndaj kundërshtarit, Mawuli Folivi në meçin e zhvilluar në Harros Leisure Center. Bakaj...

DASH lidhur me aktakuzën për Banjskën: Të respektohet procesi gjyqësor

Shtetet e Bashkuara tha se inkurajojnë respektimin e procesit gjyqësor dhe të sundimit të ligjit, pasi Kosova ngriti aktakuzë lidhur me sulmin e armatosur...

Të fundit nga rubrika