Pas dështimit të “referendumit”, pritet të mbahet seanca e parë në objektin komunal të Zubin Potokut

Kuvendin Komunal i Zubin Potokut këtë të premte, në objektin e komunës, pritet ta mbajë seancën e parë

Komuna e Zubin Potokut

Këtë të premte pritet të mbahet seanca e parë në Kuvendin Komunal të Zubin Potokut.

Këtë për Dukagjinin e ka konfirmuar kryetari i kësaj komune, Izmir Zeqiri, i cili ka bërë të ditur se seanca do të fillojë në orën 09:00.

Tashmë ka kaluar një vit që kur kanë marrë pozitat e kryetarëve të dy komunave veriore, Izmir Zeqiri dhe Ilir Peci, dhe ende ushtrojnë detyrën nga zyrat alternative në fshatrat Çabër dhe Lipë.

Bojkoti i qytetarëve në komunat e veriut për të votuar për shkarkimin e tyre më 21 prill, u ka hapur rrugë kryetarëve të këtyre komunave që detyrën ta ushtrojnë nga zyrat në komunë.

Kryetari Zubin Potokut, Izmir Zeqiri dhe kryetari i Zveçanit, Ilir Peci, patën hyrë në objektet e komunave që udhëheqin më 26 maj të vitit të kaluar, nën mbrojtjen e Policisë së Kosovës.

Por, më 29 maj 2023 iu pamundësua hyrja nga protestuesit serbë.

Para Komunës së Zveçanit, protesta kishte eskaluar në dhunë, duke lënë të plagosur dhjetëra ushtarë të KFOR-it.

Nga atëherë, kryetarët e këtyre dy komunave kishin ushtruar detyrën nga zyrat alternative në fshatra.

Shkuarjen e tyre në zyrat e komunës e ka kërkuar edhe kryeministri Albin Kurti, pas bojkotit të votimit të së dielës nga serbët, për shkarkim të kryetarëve shqiptarë.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika