Pas dorëheqjes së Latifit, Kurti viziton ShSKUK-në

Kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, në orët e mëngjesit të së hënës ka vizituar Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës. Në këtë takim ai është pritur nga ushtruesja e detyrës së drejtoreshës së ShSKUK-së, Pranvera Zejnullahu-Raçi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në takim me bordin e ShSKUK-së Foto:EO





Të hënën, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës(ShSKUK).

Në këtë takim, shefi i ekzekutivit është pritur nga ushtruesja e detyrës së drejtoreshës së ShSKUK-së, Pranvera Zejnullahu-Raçi.

Në takim kanë qenë edhe ushtruesja e detyrës së ministres së Shëndetësisë, Dafina Gexha Bunjaku, zëvendësministri i Shëndetësisë, Arsim Berisha, kryetarja e bordit të ShSKUK-së, Aida Rexhepi, si dhe drejtori i Njësisë së Auditimit të Brendshëm të ShSKUK-së, Musa Vitija, raporton EO.

Pas takimit, Kurti para mediave ka folur edhe për djegien e veturës së drejtorit të njësisë së Auditimit të Brendshëm të ShSKUK-së.

Sipas tij, edhe pse dy herë ia kanë djegur veturën ai prapë ka dalë sot në punë, kryeministri e falënderoi atë për përkushtimin.

Ky takim i Kurtit me bordin e ShSKUK-së vjen pak ditë pas dorëheqjes së ministrit të Shëndetësisë, Rifat Latifi.

“Siç është bërë e njohur tashmë, më datë 6 tetor 2022, me zhgënjim të thellë dhe keqardhje pas shumë reflektimesh për disa muajt e fundit, dhashë dorëheqje nga Ministria e Shëndetësisë, ku shërbeva për 10 muaj e gjysmë si ministër. Ky ka qenë vendimi më i vështirë që kam marrë ndonjëherë në jetën time”, kishte shkruar Latifi më 8 tetor për dorëheqjen e tij.

Aktualisht edhe Ministria e Shëndetësisë, por edhe QKUK-ja, janë pa drejtues dhe të dyja institucionet funksionojnë me zëvendës dhe ushtrues detyre.





Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika