Pas dy muajsh, arrestohet i dyshuari i dytë për dhunimin e një gruaje në Fushë-Kosovë

Policia e Kosovës pas dy muajsh ka arrestuar të dyshuarin e dytë për dhunimin e një gruaje në Fushë Kosovë

Ilustrim

Policia e Kosovës, të hënën e 12 qershorit, ka njoftuar se është arrestuar i dyshuari i dytë për rastin e dhunimit të ndodhur dy muaj më parë në komunën e Fushë-Kosovës.

Nëpërmjet raportit 24-orësh, Policia ka bërë të ditur se janë zhvilluar hetime të detajuara në lidhje me rastin e ndodhur në Fushë-Kosovë, më 2 prill 2023.

Sipas njoftimit, prokurori i rastit ka marrë vendimin për të dërguar të dyshuarin në mbajtje, duke i vënë ndalim të përkohshëm.

“Pas hetimeve të detajuara, me datë 11.06.2023, lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari i dytë mashkull kosovar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika