Pas dy muajsh, gjendet në lumin Buna trupi i 65-vjeçarit nga Mitrovica

Trupi i një 65-vjeçari nga Mitrovica, që u mbyt teksa peshkonte në lumin Buna, është gjetur sot

Është gjetur sot trupi i një 65-vjeçari me iniciale H.S., me prejardhje nga Mitrovica, i cili më 17 dhjetor 2023, kishte rënë në lumin Buna gjersa ishte duke peshkuar.

Lajmin e kanë konfirmuar nga Policia e Shqipërisë, të cilët kanë thënë se është gjetur trupi i shtetasit kosovar, “i cili teksa peshkonte në bregun e lumit Buna, dyshohet se aksidentalisht ka rrëshqitur dhe ka rënë në ujërat e lumit”.

Trupi i 65-vjeçarit është gjetur në një vend të quajtur “Lisna Bori”, në fshatin Goricë të Ulqinit.

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë më datë 17.12.2023, për shtetasin kosovar H. S., 65 vjeç, banues në Mitrovicë, i cili teksa peshkonte në bregun e lumit Buna, dyshohet se aksidentalisht rrëshqiti dhe ra në ujërat e lumit, ju informojmë se si rezultat i kërkimeve të vazhdueshme, në vendin e quajtur “Lisna Bori”, në fshatin Goricë, Ulqin, është gjetur trupi i pajetë i këtij shtetasi”, thuhet në njoftimin e policisë.

Shija e redaktorit

Nesër, shtëpia botuese “Dukagjini” promovon librin “Shumica e poezive” nga...

Libri “Shumica e poezive” nga autori Tom Lanoye do të promovohet nesër, më 28 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në librarinë “Dukagjini”...

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Të fundit nga rubrika