Pas dy vjetësh me pandemi, miliona nxënës kthehen në shkollat ​e tyre në Philippine

Të hënën, Philippine ka mirëpritur më shumë se 27 milionë nxënës që u regjistruan për vitin e ri shkollor, kështu duke u çliruar nga pandemia që izoloi vendin për dy vjet

Nxënësit duke pritur në radhë në shkollën fillore në San Juan në Pasig, në Philippine. (AP Photo/Aaron Favila)

Të hënën e 22 gushtit, pas 2 vjetësh të përballjes me pandeminë në Philippine, miliona nxënës me maska antiCOVID19 u kthyen në bankat e shkollës ​​fillore dhe të mesme.

Ky vend gjatë kësaj kohe është përballur me disa probleme, duke përfshirë këtu mungesën e klasave, përballjen me COVID-19 , stuhi të njëpasnjëshme dhe ndërtesat e shkollave të dëmtuara nga tërmeti në veri të vendit.

Pavarësisht këtyre, në këtë ditë, në kryeqytetin e Philippine në Manila janë mirëpritur më shumë se 27 milionë nxënës që u regjistruan për vitin e ri shkollor.

Më shumë se 24 mijë nga shkollat ​​publike të vendit ose 46 për qind prej tyre do të jenë në gjendje të hapin klasat për mësim pesë herë në javë duke filluar nga e hëna e 22 gushtit, ndërsa pjesa tjetër do të përdorë ende një mësim të formës hibride deri në nëntor.

Rreth një mijë shkolla nuk do të jenë në gjendje të mbajnë mësimin fizikisht tërësisht deri më dy nëntor për arsye të ndryshme, duke përfshirë dëmtimet në ndërtesën e shkollës të shkaktuar nga një tërmet i fuqishëm muajin e kaluar në veri, kanë thënë autoritetet atje, raporton Ap News.

Ndërkaq, departamenti i Arsimit ka thënë se disa shkolla do të duhet të ndajnë klasat deri në tre turne në ditë për shkak të mungesës së klasave, për ta shmangur mbipopullimin që mund t’i kthejë shkollat ​​në epiqendra të reja të shpërthimit të pandemisë COVID-19.

“Ne gjithmonë themi se qëllimi ynë është maksimumi vetëm dy turne, por do të ketë zona që do të duhet të drejtohen në tre turne sepse ato janë vërtet të mbipopulluara,” ka thënë  të premten në një konferencë shtypi zëdhënësi i Departamentit të Arsimit, Michael Poa.

Pavarësisht shqetësimeve të shumta, zyrtarët e arsimit kanë dhënë garanci se “të gjitha sistemet po shkojnë për rifillimin e orëve të së hënës”.

Nxënësit para fillimit të vitit shkollor në shkollën fillore në San Juan në Pasig, në Philippine. (AP Photo/Aaron Favila)

Ndër vendet më të goditura nga pandemia në Azinë Juglindore, Philippine, nën qeverisjen e presidentit të atëhershëm, Rodrigo Duterte, ka përjetuar bllokimet më të gjata për shkak të COVID-19.

Mandati gjashtëvjeçar i Duterte përfundoi më 30 qershor. Ai kishte refuzuar thirrjet për rihapjen e klasave personalisht për shkak të frikës se mund të ndezë shpërthime të reja.

Mbyllja e zgjatur e shkollave ngjalli frikën se shkalla e shkrim-leximit midis fëmijëve të këtij vendi, të cilat tashmë ishin në nivele alarmante para pandemisë mund të përkeqësohet.

Një studim i Bankës Botërore vitin e kaluar tregoi se rreth nëntë nga dhjetë fëmijë në Philippine vuanin nga ” varfëria e të mësuarit”, ose paaftësia e fëmijëve deri në moshën 10 vjeçare për të lexuar dhe kuptuar një histori të thjeshtë.

Ndërkaq, zyrtarët e arsimit u përpoqën të ndihmojnë më shumë se 28 mijë studentë që kërkonin shkolla të reja pasi të paktën 425 shkolla private u mbyllën që nga ardhja e pandemisë më 2020, kryesisht për shkak të humbjeve financiare.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika