Trajneri i Spanjës, Luis Enrique, është larguar nga pozita e tij, pas eliminimit në fazën e 16-të të Kupës së Botës “Katar 2022” nga Maroku.
Këtë e ka bërë të ditur Federata Spanjolle e Futbollit, raporton Sky Sports.
Njoftimi i tyre ka konfirmuar se kontrata e Enrique, e cila do të skadojë në fund të vitit, nuk do të rinovohet.
Spanja pësoi një dalje zhgënjyese në 1/16 e fundit në turneun e Katarit, pasi humbi të martën në penallti ndaj Marokut.
Enrique ka thënë pas ndeshjes se ai ishte fajtori për humbjen. 52-vjeçari ishte në krye të Spanjës që nga viti 2018.