Frank Lampard është zotuar se Chelsea “do të rikthehet” si një forcë e madhe pasi dalja e tyre nga çerekfinalja e Ligës së Kampionëve i lë ata të përballen me perspektivën e një sezoni pa asnjë futboll evropian.
Blutë u mundën 2-0 nga Real Madrid në Stamford Bridge të martën mbrëma.
“Motivimi duhet të jetë të luash për Chelsean”, tha Lampard. “Ka disa lojtarë që janë ndoshta mjaft të rinj këtu, ata po mësohen me klubin dhe kjo nuk është e lehtë. Ndonjëherë ne kemi parë disa nga lojtarët më të mëdhenj në Premier League kur ata mbërrijnë për herë të parë, atyre u duhet pak kohë. Ndonjëherë ata hyjnë në ekipe që fluturojnë dhe kur futen, ata gjejnë këmbët e tyre dhe i sheh ata duke fluturuar”, ka thënë Lampard.
Chelsea ka shtatë ndeshje të mbetura në Premier League duke filluar me ndeshjen e së mërkurës së ardhshme në shtëpi kundër Brentford, me ç’rast, përballet me një detyrë të vështirë për të arritur në kompeticionin e nivelit të tretë të Evropës, Europa Conference League, duke qenë se aktualisht ndodhet në vendin e 11-të.
Tani trajneri kujdestar Lampard duhet të përpiqet të mbledhë lojtarët e tij për javët e fundit të sezonit pasi klubi humbi katër ndeshje radhazi në të gjitha garat për herë të parë që nga nëntori i vitit 1993, transmeton ESPN.
“Unë zgjodha një ekip sot që ishte ekipi më i formuar individualisht, ekipi më i aftë për sa i përket asaj se çfarë do të kërkonte kjo lojë nga ne. Dhe ata e treguan atë, ata treguan se mund të konkurrojnë me Real Madridin me siguri…”, ka thënë Lampard.
Ky i fundit ka thënë se ekipi do të ketë një rikthim të tijin, gjë e cila sipas tij është vetëm çështje kohe.
“Realiteti është se ky klub do të kthehet. Do të duhet punë. Do të duhet ndoshta pak proces. Mendoj se tifozët e vlerësuan performancën sot dhe ndoshta këtë sezon ata kanë pasur momente ku nuk janë ndjerë ashtu…Duhet t’i përmbahemi kësaj, të marrim rezultate deri në fund të sezonit dhe pastaj të përpiqemi sërish vitin e ardhshëm”.