Artisti i njohur shqiptar, Noizy, është paraqitur në stacionin e policisë në Pejë për t’u përballur me akuzat që rëndojnë ndaj tij, disa muaj pas një incidenti të përfolur që ndodhi në një diskotekë në qytet.
Noizy, emri i vërtetë i të cilit është Rigels Rajku, iu dorëzua autoriteteve për të dhënë shpjegime në lidhje me përfshirjen e tij në një sherr që ndodhi më 8 gusht të këtij viti, ku përfshihet edhe DJ Crax.
Siç ka thënë Shkodran Nikçi, zëdhënës i Prokurorisë Themelore të Pejës, për emisionin FIVE, Noizy kërkoi ndihmë mjekësore pas intervistimit, duke kërkuar të dërgohet në spital për një ekzaminim shëndetësor.
Sipas tij, Prokuroria e Pejës ka lëshuar aktvendim për ndalim për 48 orë ndaj këngëtarit.