Pas kërkesës së Prokurorisë Themelore, vetëdorëzohet Nuredin Lushtaku

Pas lëshimit të vendimit nga prokurori kujdestar i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë për ndalim të Lushtakut, ky i fundit është vetëdorëzuar

Nuredin Lushtaku

Ish-gjenerali dhe njëherësh, ish-nënkryetari i komunës së Skenderajt, Nuredin Lushtaku është dorëzuar në polici pas urdhërit për ndalimin e tij nga Prokuroria Themelore e Mitrovicës.

Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi i kësaj prokurorie, Valon Preteni.

Ai ka thënë shkurt se “Lushtaku është vetëdorëzuar”.

Më herët të hënën, Prokruroria Themelore e Mitrovicës ka kërkuar nga Gjykata Themelore që të caktojë masën e paraburgimit për Faton Lushtakun dhe Arif Lushtakun.

Njëherësh, masa e njëjtë do të vlejë edhe për ish-gjeneralin, Nuredin Lushtaku.

Lushtaku dhe familjarët e tij dyshohen se kanë plagosur dy zyrtarë policorë të shtunën mbrëma në Skenderaj, si shkak i shqiptimit të një gjobe për kundërvajtje në trafik.

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika