Pas Klan Kosovës, ARBK-ja i pezullon certifikatën edhe kompanisë “Artmotion”

Zëvendësdrejtoresha e ARBK-së, Lebibe Haliti, ka shfuqizuar certifikatën e biznesit të kompanisë "Art Motion", pasi ky biznes sipas tyre, “konsiderohet si një kërcënim ndaj sigurisë publike duke mohuar shtetësinë e Kosovës në regjistrim”, ndërsa, vendimi vjen pas pezullimit të certifikatës së biznesit të Klan Kosovës

Agjencia për Regjistrimin e Biznesit në Kosovë (ARBK) ka shfuqizuar certifikatën e biznesit të kompanisë “Art Motion”.

Ky vendim ka ardhur pas vendimit të njëjtë për shfuqizimin e certifikatës së biznesit të Klan Kosovës.

Vendimi i ARBK-së është nënshkruar të enjten nga zëvendësdrejtoresha e ARBK-së, Lebibe Haliti.

Vendimi bazohet në arsyetimin se “Art Motion” konsiderohet si një “kërcënim serioz ndaj sigurisë publike”, për shkak të mohimit të shtetësisë së Republikës së Kosovës në regjistrim.

Në vendim thuhet gjithashtu se biznesi ka synimin për “lajthitjen e institucioneve të Republikës së Kosovës”, duke pretenduar se janë investitorë të huaj për të përfituar nga benefitet e legjislacionit aktual.

Ky vendim ka ardhur pasi Prestreshi ka anuluar vendimin për pezullimin e certifikatës së biznesit të Klan Kosovës.

Në arsyetim, thuhet se Prestreshi është familjare e avokatit Blerim Prestreshi, i cili sipas vendimit është avokat i Klan Kosovës.

Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës (ARBK) të enjten ka njoftuar se është anuluar vendimi i një dite më parë, i cili anulonte vendimin për pezullimin e certifikatës së biznesit Klan Kosova Sh.P.K.

Klan Kosova ka raportuar se në këtë vendim theksohet se “ushtruesja e detyrës së drejtoreshës Pranvera Prestreshi është zënë nën rrethana të konfliktit të interesit, meqë ka familjar një avokat që, sipas ARBK-së, punon për Klan Kosova, fakt i cili nuk qëndron”.

Klan Kosova ka shprehur habinë me këtë vendim të ri të ARBK-së, brenda më pak se 24 orë prej vendimit të parë dhe do të ndërmarrë të gjithë hapat ligjorë që ta kthejë ligjshmërinë në këtë çështje.

Njëkohësisht, Klan Kosova “vazhdon të besojë se veprimet e ditëve të fundit, si dhe ky i sotmi, janë tendencë e qartë për të pamundësuar veprimin e medias së pavarur dhe shprehjes së fjalës së lirë”.

Klan Kosova, si dhe deri më tash ka theksuar se edhe për këtë hap do t’i njoftojë të gjitha organizatat dhe institucionet e medias dhe gazetarëve në vend dhe në botë, përfaqësitë diplomatike dhe misionet ndërkombëtare të akredituara në Kosovë.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika