Pas Konjufcës, Grenelli i thur kritika edhe Kurtit: I solli marrëdhëniet Kosovë-ShBA në nivel të ulët

Emisari për misione të posaçme i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Richard Grenell, ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, duke e akuzuar se ka dëmtuar marrëdhëniet mes Kosovës dhe SHBA-së.

Në një postim në platformën “X”, Grenell publikoi një deklaratë të mëhershme të Kurtit, ku ai e kishte cilësuar Presidentin Joe Biden si një nga “miqtë më të mëdhenj të Kosovës”.

Megjithatë, Grenell theksoi se veprimet e Kurtit kanë sjellë një përkeqësim të ndjeshëm të marrëdhënieve Kosovë-ShBA.

“Marrëdhëniet e SHBA-së me Kosovën pësuan gjatë presidencës së Joe Biden. Departamenti i Shtetit i Bidenit dhe Shtëpia e Bardhë kritikuan veprimet dhe paaftësinë e Kurtit për të rritur ekonominë e Kosovës.

Kurti zgjodhi grindjet politike dhe ndërmori veprime të njëanshme. Ai solli marrëdhëniet Kosovë-SHBA në një pikë të ulët. Ai u dënua nga udhëheqësit evropianë, NATO dhe ekipi i Joe Biden. Kurti mbështeti Joe Biden dhe Kamala Harris dhe megjithatë ai ishte ende i kritikuar nga ata”, ka shkruar Grenell në X.

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika