Pas Kroacisë, edhe Bullgaria do të dërgojë mbi 100 ushtarë në Kosovë

Mbi 100 ushtarë nga Bullgaria do të arrijnë në Kosovë, të cilët do të angazhohen për rivendosjen dhe ruajtjen e sigurisë në Kosovë

Një kontigjent mbi 100 ushtarë nga Bullgaria do të arrijë në Kosovë.

Sipas agjencisë bullgare të lajmeve “Novinite”, ky dislokim shënon një kontribut të rëndësishëm në përpjekjet e NATO-s për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në rajon.

Ceremonia e dërgimit të kontingjentit ushtarak në Kosovë do të mbahet në sheshin “Georgi Izmirliev” në Blagoevgrad.

Kontingjenti bullgar do të angazhohet në aktivitete që synojnë të mbështesin përpjekjet për rivendosjen dhe ruajtjen e sigurisë në Kosovë.

Aktualisht, Bullgaria ka rreth 48 ushtarë në Kosovë, por tashmë ky numër do të rritet në rreth 150.

Ndryshe, kujtojmë se ministri i Mbrojtjes i Kroacisë, Ivan Anushiç, ka dërguar kontingjentin e 41-të të Forcave të Armatosura Kroate (HRVCON) në Kosovë.

Lexo më shumë: Ministri kroat: Situata në Kosovë nuk është e mirë, por forcat tona janë aty për të ruajtur paqen

Anushiqi u ka theksuar ushtarëve se është i sigurt se do t’i shërbejnë me nder misionit për të cilin janë caktuar. Ai në një deklaratë për medie ka thënë se situata në Kosovë dhe rrethinë “nuk është ajo që do të donim të ishte” dhe se është “jo e kënaqshme dhe jo e mirë”.

“Nëse situata do të ishte e mirë, nuk do të duhej të dërgonim forca të armatosura në misionin e KFOR-it. Shpresojmë që NATO dhe KFOR-i të arrijnë ta stabilizojnë situatën, në mënyrë që të mos ketë tepricë dhe të mos ketë zgjerim të dhunës”, tha ai, duke shtuar se kishte disa situata që “ishin kufitare”, ka thënë ministri kroat.

Shija e redaktorit

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

28 vite nga rënia e Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut e...

Sot (e premte) shënohet 28 vjetori i rënies së heronjve të kombit, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. Më 31 janar të vitit...

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Të fundit nga rubrika