Pas largimit nga Tottenhami, Lucasi synon sërish kampionatin evropian

Lucas Moura ka kontratë me Tottenhamin vetëm deri në qershor të vitit 2023

Tottenhamin

Sulmuesi i krahut, Lucas Moura, do të largohet nga Tottenhami në verë, por jo edhe nga futbolli evropian.

“Daily Mirror” bën të ditur të martën se skuadra të shumta nga Evropa tashmë kanë shprehur interesim për brazilianin, i cili në fund të sezonit do të mbetet lojtar i lirë.

Mësohet se 30-vjeçari tashmë ka marrë oferta nga Anglia, Italia dhe Spanja, por ende nuk ka vendosur se në cilin vend do ta vazhdojë karrierën.

Lucas prej vitit 2018 është pjesë e Tottenhamit, ndërsa këtë sezon ka pasur hapësirë të vogël tek ekipi londinez, ku ka shënuar një gol në 12 paraqitje.

Ai karrierë në Evropë ka bërë edhe te Paris Saint-Germaini, ekip të cilit i ishte bashkuar në vitin 2013 nga Sao Paulo.

Lucas Moura është në Evropë që nga viti 2012. Para Tottenhamit, braziliani luajti për PSG-në mes viteve 2012-2017.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika